VIDEO/ Zjarri në Shkodër “përpin” 5 banesa, vijon evakuimi i banorëve! Zjarrëfikëset në luftë me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Vizion

Qeshor 14, 2024 - 20:10
 0
VIDEO/ Zjarri në Shkodër “përpin” 5 banesa, vijon evakuimi i banorëve! Zjarrëfikëset në luftë me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Ndoc Mazi” në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata bën me dije se si pasojë e zjarrit janë djegur 5 banesa si dhe tregui i sendeve të përdorura.

Aktualisht po vijon lufta me flakët, ku në vendngjarja ka forca të shumta zjarrfikëse. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila po bën evakuimin e banorëve.

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet ne reagim./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.