VIDEO/Bayer Leverkusen fiton titullin e parë në historinë 120 vjeçare në Bundesligë, supergoli i Xhakës vulos gjithçka

Merr fund pritja 120 vjeçare. Leverkusen ka fituar titullin e parë në historinë e klubit, në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern. Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu […]

Prill 14, 2024 - 20:55
 0
VIDEO/Bayer Leverkusen fiton titullin e parë në historinë 120 vjeçare në Bundesligë, supergoli i Xhakës vulos gjithçka

Merr fund pritja 120 vjeçare. Leverkusen ka fituar titullin e parë në historinë e klubit, në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern. Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë.

“Aspirinat” triumfuan 5-0 ndaj Werder Bremen në BayArena, nën prezencën e mbi 30 mijë mbështetësve. Boniface vendosi pjesën e parë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, nuk mund të mungonte Granit Xhaka, një “perlë” e mesfushorit me origjinë shqiptare. Më pas, Wirtz thelloi shifrat (Tripletë).

Kështu, Leverkusen, siguron titullin disa javë përpara fundit të kampionatit, duke bërë që ndeshjet e radhës t’i luajë vetëm për formalitet. Në 29 takime, Xhaka me shokë nuk kanë provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa numëron 25 fitore dhe katërt barazime.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.