VIDEO+EMRI/ Momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit shqiptar, si u fsheh në Itali për 11 vite, përdori identitetin e vëllait të sëmurë

Policia italiane ka publikuar videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit nga autoritetet shqiptare Gjovalin Lesi, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në Rubik, në 1997. Ai kishte arritur që përgjatë këtyre viteve të fshihej në Itali, duke përdorur identitetin e vëllait të tij. (Video e gjeni duke klikuar KËTU) […]

Prill 4, 2024 - 17:45
 0
VIDEO+EMRI/ Momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit shqiptar, si u fsheh në Itali për 11 vite, përdori identitetin e vëllait të sëmurë

Policia italiane ka publikuar videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit nga autoritetet shqiptare Gjovalin Lesi, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në Rubik, në 1997.

Ai kishte arritur që përgjatë këtyre viteve të fshihej në Itali, duke përdorur identitetin e vëllait të tij. (Video e gjeni duke klikuar KËTU)

Referuar mediave italiane, në vitin 2003 ai kishte falsifikuar identitetin e vëllait, i cili vuan nga aftësia e kufizuar, dhe kishte mundur që të jetonte “qetësisht” në Itali.

Autoritetet italiane dhe pala shqiptare kanë shkëmbyer informacione dhe kanë kryer aktivitete intensive vëzhgimi me qëllim gjetjen e të arratisurit të rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg përjetë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.