VIDEO+FOTO/ Moti i keq, Tirana në vështirësi, përmbytje dhe trafik të rënduar

Fotot tregojne situatën aktuale në Tiranë, ku uji ka vërshuar ‘lumë’ nga reshjet e dendura të shiut. Sikurse duket në pamje, qytetarë të shumtë në kryeqytet të cilët lëvizin në këmbë, përpiqen që tu shmangen pellgjeve të krijuara nga uji. Vendi ynë është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në […]

Nëntor 3, 2023 - 16:40
 0
VIDEO+FOTO/ Moti i keq, Tirana në vështirësi, përmbytje dhe trafik të rënduar

Fotot tregojne situatën aktuale në Tiranë, ku uji ka vërshuar ‘lumë’ nga reshjet e dendura të shiut.

Sikurse duket në pamje, qytetarë të shumtë në kryeqytet të cilët lëvizin në këmbë, përpiqen që tu shmangen pellgjeve të krijuara nga uji.

Vendi ynë është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën dhe që në vendin fqinj Itali ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore si dhe është plagosur një efektiv, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.