Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet nga pamjet, avokati është sulmuar papritur nga 3 personat, që sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton […]

Maj 29, 2024 - 22:50
 0
Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit.

Siç shihet nga pamjet, avokati është sulmuar papritur nga 3 personat, që sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë prezente dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.