VIDEO/Kombëtarja mbërrin në Suedi, shiten 2 mijë bileta të rezervuara për tifozërinë shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërriti në Stockholm për ndeshjen e dytë miqësore të Marsit me Suedinë. Futbollistët kuqezi u pritën në aeroport nga tifozë të cilët kërkonin fotografi apo autografë të tyre. Mësohet se lojtarët janë të qetë dhe duket se do të kërkojnë që ndaj Suedisë të bëjnë autokritikën e humbjes ndaj Kilit. Për […]

Mars 24, 2024 - 17:15
 0
VIDEO/Kombëtarja mbërrin në Suedi, shiten 2 mijë bileta të rezervuara për tifozërinë shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërriti në Stockholm për ndeshjen e dytë miqësore të Marsit me Suedinë. Futbollistët kuqezi u pritën në aeroport nga tifozë të cilët kërkonin fotografi apo autografë të tyre.

Mësohet se lojtarët janë të qetë dhe duket se do të kërkojnë që ndaj Suedisë të bëjnë autokritikën e humbjes ndaj Kilit.

Për ndeshjen e së hënës janë shitur afërsisht 16 mijë bileta dhe mendohet që deri pak para sfidës numri i shikuesve në stadium të arrijë 18 mijë.

Në sektorin e rezervuar për tifozerinë shqiptare deri tani janë shitur rreth 2000 bileta, por tifozët e kombëtares shqiptare do të jenë të pranishëm në të gjithë impiantin, kapaciteti i të cilit është rreth 50 mijë.

Fizikisht futbollistët janë mirë, veç Berishës, rikuperimi i të cilit është ende në dyshim. Ndeshja miqësore me Suedinë do të luhet të hënën në orën 19:00.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.