VIDEOLAJM/ Pritje e pazakontë për Ronaldon në Iran, fansat mësyjnë brenda në hotel

CR7 do të rikthehet sërish në Ligën e Kampionëve, por jo në atë Evropiane. Ylli portguez do të udhëheqë skuadrën e Al Nassr në përballjen delikate ndaj Persepolis. Ndikimi i 5 herë fituesit të Topit të Artë, siç tanimë dihet është i lartë, ndërsa qindra tifozë iranianë i kanë dhuruar një pritje të jashtëzakonshme. Në […]

Shtator 19, 2023 - 17:05
 0
VIDEOLAJM/ Pritje e pazakontë për Ronaldon në Iran, fansat mësyjnë brenda në hotel

CR7 do të rikthehet sërish në Ligën e Kampionëve, por jo në atë Evropiane. Ylli portguez do të udhëheqë skuadrën e Al Nassr në përballjen delikate ndaj Persepolis. Ndikimi i 5 herë fituesit të Topit të Artë, siç tanimë dihet është i lartë, ndërsa qindra tifozë iranianë i kanë dhuruar një pritje të jashtëzakonshme.

Në momentet kur ekipi arab ka mbërritur në qytetin ku do të luhet përballja, qindra tifozë kanë vrapuar nga pas për të parë nga afër CR7. Nga pamjet e publikuara shihen tifozë të shumtë të cilët kishin mbushur çdo mbikalim, të vendosur në kodra dhe zona të tjera, vetëm për të pasur një pamje të autobusit me të cilin udhëtonte Al Nassr.

Mbërritja e skuadrës në hotel, ka bërë që tifozët të zhvendoseshin pikërisht brenda ambienteve akomoduese. Forcat e sigurisë nuk mjaftuan për t’i larguar, ndërsa u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për të qetësuar situatën. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite u detyruan të anullojnë seancën e parë stërvitore, pasi e patën të pamundur të largoheshin nga hoteli.

Persepolis dhe Al Nassr përballen me njëra-tjetrën në orën 20.

 

@risingballers The scenes in Iran today All came to see Ronaldo wow. #alnassr #alnassr #afcchampionsleague #iran #football #legend #footballtiktok #futbol #futebol #fifa #fut #ballers #soccer #siuuuu #cristianoronaldo #ronaldo #cr7 #footy #goat #fans #footballfans #trending #goviral ♬ 오리지널 사운드 – Justin.amp

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.