VIDEO/Statuja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti që preku New York-un

E sotmja ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e qytetit të Neë York-ut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti. Lëkundjet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter prekën Bregun Lindor të SHBA-së paraditen e së premtes. Epiqendra e tërmetit ishte pranë Lebanon-it, New Jersey, rreth 64 km në perëndim të qytetit të […]

Prill 5, 2024 - 22:40
 0
VIDEO/Statuja e Lirisë “dridhet” nga tërmeti që preku New York-un

E sotmja ka qenë një ditë e pazakontë për banorët e qytetit të Neë York-ut, pasi si rrallë ndonjëherë, u ndjenë lëkundje tërmeti.

Lëkundjet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter prekën Bregun Lindor të SHBA-së paraditen e së premtes. Epiqendra e tërmetit ishte pranë Lebanon-it, New Jersey, rreth 64 km në perëndim të qytetit të New York-ut.

Ky është tërmeti me magnitutën më të madhe të rajonit në dekada. Guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul deklaroi se infrastruktura në zonë ishte duke u inspektuar.

Kryebashkiaku i qytetit Eric Adams shtoi: “Nuk kemi ndonjë raportim për impakte madhore apo lëndime.”

Ndërkohë, në mediat sociale, reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarë por edhe personazhe të njohura. Një video është publikuar edhe nga Statuja e Lirisë e cila lëkundet si pasojë e dridhjeve të tokës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.