VIDEO/Stërvitja e fundit para miqësores/Kombëtares i bashkohet edhe një mesfushor

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër ndaj Lihtenshtejnit. Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Austri dhe atje po kryejnë përgatitjet para nisjes drejt Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Euro 2024. FSHF ka bërë të ditur se sot ekipit i është bashkuar edhe Amir Abrashi. […]

Qeshor 2, 2024 - 19:50
 0
VIDEO/Stërvitja e fundit para miqësores/Kombëtares i bashkohet edhe një mesfushor

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër ndaj Lihtenshtejnit. Kuqezinjtë janë të grumbulluar në Austri dhe atje po kryejnë përgatitjet para nisjes drejt Gjermanisë dhe pjesëmarrjes në Euro 2024.

FSHF ka bërë të ditur se sot ekipit i është bashkuar edhe Amir Abrashi. Ky i fundit ishte i impenjuar me klubin e tij në play-off për mbijetesën në kampionatin zviceran dhe vetëm ditën e sotme është bërë pjesë e grupit, ndonëse nuk ka kryer programin e plotë stërvitor me pjesën tjetër.

Grupit gjatë ditës së nesërme pritet t’i bashkohet edhe Berat Gjimshiti, për të plotësuar lojtarët e grumbulluar nga Silvinjo për përgatitjet e turneut. Përveç ndeshjes së nesërme ndaj Lihtenshtejnit, kuqezinjtë do të luajnë miqësore dhe të premten përballë Azerbajxhanit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.