VIDEO/Vrau 14-vjeçarin e plagosi disa të tjerë, pamjet e agresorit me shpatë në dorë

Kanë dalë pamjet e sulmit tragjik në Londër, ku një 36-vjeçar me një shpatë në dorë, ka sulmuar disa kalimtarë, mes të cilëve mbeti viktimë një 14-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë. Pamjet janë publikuar nga mediat e huaja dhe tregojnë fragmente nga sulmi i të martës në mëngjes në stacionin e metrosë në […]

Maj 1, 2024 - 21:50
 0
VIDEO/Vrau 14-vjeçarin e plagosi disa të tjerë, pamjet e agresorit me shpatë në dorë

Kanë dalë pamjet e sulmit tragjik në Londër, ku një 36-vjeçar me një shpatë në dorë, ka sulmuar disa kalimtarë, mes të cilëve mbeti viktimë një 14-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë.

Pamjet janë publikuar nga mediat e huaja dhe tregojnë fragmente nga sulmi i të martës në mëngjes në stacionin e metrosë në veri-lindje të Londrës.

Në pamje shihet vrasësi duke ecur me shpatë në dorë, para se të sulmonte kalimtarët e pafajshëm.

Kujtojmë se autori 36-vjeçar i sulmit u arrestua pas sulmit nga Policia, e cila e identifikoi thjeshtë, pasi ai vijoi të ecte me shpatë në dorë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë, por sipas BBC, nuk besohet që ajo të ketë lidhje me ndonjë akt terrorist.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.