Vidhet një shkollë e mesme në Malësinë e Madhe, autorët marrin kompjutera dhe laptopë

Shkolla e mesme “Gruemire” në Malësinë e Madhe ka rënë pre e vjedhjes.   Autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një kompjuter, dy

Dhjetor 6, 2023 - 09:47
 0
Vidhet një shkollë e mesme në Malësinë e Madhe, autorët marrin kompjutera dhe laptopë

Shkolla e mesme “Gruemire” në Malësinë e Madhe ka rënë pre e vjedhjes.

 

Autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një kompjuter, dy laptopë, monitorë të sallës së kompjuterave dhe një projektor.

 

Drejtuesit kanë konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm kur kanë shkuar në shkollë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autorët, të cilët ende nuk dihet se sa kanë qenë, kanë hyrë nga mjediset e shkollës 9-vjeçare.

 

Zardhja e ngjarjes vështirësohet nga fakti se shkolla nuk ka kamera. Pas hetimeve fillestarve rezulton se nuk janë prekur regjistrat dhe amzat e shkollës.

 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

 

Sakaq, më vonë pritet edhe një komunikim zyrtar nga unfiormat blu të Shkodrës/vizonplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.