Vijon kërkimi për vrasësin e policit, shoqërohen disa persona, e ëma e autorit rrëfen dinamikën e krimit

Vrasësi 23- vjeçar i efektivit të shqiponjave Novruz Cenalia, vijon të jetë në kërkim nga policia. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në

Maj 14, 2024 - 15:40
 0
Vijon kërkimi për vrasësin e policit, shoqërohen disa persona, e ëma e autorit rrëfen dinamikën e krimit

Vrasësi 23- vjeçar i efektivit të shqiponjave Novruz Cenalia, vijon të jetë në kërkim nga policia.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në të gjitha hyrje-daljet e qytetit  të Fierit për ndalimin e Azgan Mërnicës që vra policin e Forcave Shqiponja pas një konflikti  të çastit për kalimin në një rrugë të ngushtë me makinë.

Kërkimet deri më tani nuk kanë sjellë rezultat ndërkohë që janë  shoqëruar mbi 10 persona për tu pyetur për ngjarjen. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica.Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin.

Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Ajo ka deshmuar se i biri iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi, pak pas mesditës së të hënës, në fshatin Baltëz të Fierit, ku 28-vjeçari Novruz Cenalia mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa ishte i veshur me uniformë policie, pasi po shkonte të merrte detyrën.

Ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi me një audi ngjyrë blu, të cilën e braktisi në afërsi të shtëpisë së një familjari për tu larguar në këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

23-vjeçari vijon të  mbetet rrezik sipas policisë pasi armën e krimit e ka me vete.

Pavarësisht kontrolleve edhe me dron, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tij, ndërkohë që ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.