Vijon lirimi i pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, mbërrijnë ndihmat për civilët në Gaza

Ndërsa armëpushimi mes Hamasit dhe Gazës u zgjat me dy ditë ka vijuar lirimi i pengjeve. 11 izraelitë, në mesin e tyre shtetas

Nëntor 28, 2023 - 12:19
 0
Vijon lirimi i pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, mbërrijnë ndihmat për civilët në Gaza

Ndërsa armëpushimi mes Hamasit dhe Gazës u zgjat me dy ditë ka vijuar lirimi i pengjeve. 11 izraelitë, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë u shkëmbyen me 33 të burgosur palestinezë , përkatësisht 30 fëmijë dhe 3 gra.

 

Ndërkohë 60 gra palestineze vijojnë të mbahen të burgosura. Izraeli pranoi që marrëveshja të vijonte me kushtin që Hamasi do të lirojë nga 10 pengje për secilën ditë.

 

Por pavarësisht armëpushimit një predhë ka goditur Libanin jugor, ndërsa në bregun perëndimor janë vrarë 2 palestinezë nga ushtria izraelite.

 

Sa i përket situatës humanitare disa tonë ndihma kanë mbërritur në Gaza, duke përfshire ushqim, ujë, ilaçe e tenda, si dhe 100 kamionë me karburant, por ende të pamjaftueshme për të gjithë popullsinë.

 

Në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në Gaza njerëzit janë rreshtuar në stacionin e fundit të karburantit që funksionon, ndërsa është rritur rreziku i shpërthimit të sëmundjeve .

 

UNICEF thotë se situata në terren në Gaza duket e dëshpëruar pas javësh bombardime intensive nga ushtria izraelite.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.