Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Sipas njoftimit në pranga ra shtetasi

Shkurt 4, 2024 - 11:30
 0
Vijon “Tempulli 2”, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Sipas njoftimit në pranga ra shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.