Vinin nga krimi/ SPAK sekuestron 390 mijë metra katrorë tokë të Pëllumb Gjokës

SPAK ka vënë në sekuestro preventive një sipërfaqe toke prej 390 mijë metra katrorë, që ishte në emrin e babait të biznesmenit të

Tetor 27, 2023 - 14:10
 0
Vinin nga krimi/ SPAK sekuestron 390 mijë metra katrorë tokë të Pëllumb Gjokës

SPAK ka vënë në sekuestro preventive një sipërfaqe toke prej 390 mijë metra katrorë, që ishte në emrin e babait të biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka. Sipërfaqja e tokës ndodhet në Pulaj-Plazh dhe SPAK shprehet se ka indicie që kjo pasuri vjen nga të ardhura të paligjshme.

 

Në total janë sekuestruar 3 sipërfaqe të ndryshme, përkatësisht secila me: 113.500 m2, 61.470 m2 dhe 215.030 m2, në Pulaj – Plazh të Velipojës, të cilat janë të regjistruara në emrin e babait të biznesmenit, Kol Gjoka.

 

Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë vrasja, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal. Emri i tij doli në dosjen “Metamorfoza”, që çoi pas hekurave edhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.