Vizita e Blinken- Hamasi do të pranojë ofertën e re të Izraelit për armëpushim

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni (Antony) Blinken shpreson se Hamasi do të pranojë atë që ai e ka quajtur ofertën “jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve. Propozimi përfshin një armëpushim 40-ditor në këmbim të lirimit të pengjeve dhe mundësinë e lejimit të familjeve të zhvendosura në […]

Prill 30, 2024 - 08:45
 0
Vizita e Blinken- Hamasi do të pranojë ofertën e re të Izraelit për armëpushim

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni (Antony) Blinken shpreson se Hamasi do të pranojë atë që ai e ka quajtur ofertën “jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve.

Propozimi përfshin një armëpushim 40-ditor në këmbim të lirimit të pengjeve dhe mundësinë e lejimit të familjeve të zhvendosura në veri të Gazës.

Propozimi përfshin gjithashtu formulime të reja për rivendosjen e qetësisë që synon të kënaqë kërkesën e Hamasit për një armëpushim të përhershëm.

Delegacioni i Hamasit është larguar nga Kajro dhe do të kthehet me një përgjigje me shkrim ndaj propozimit.

Qeveria izraelite ndodhet nën presionin në rritje nga aleatët e saj globalë dhe familjet e pengjeve, për të rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Izraeli filloi një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit ndërkufitar të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 253 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 34,480 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

Një marrëveshje e arritur në nëntor bëri që Hamas të lirojë 105 pengje në këmbim të një armëpushimi njëjavor dhe rreth 240 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Ndërmjetësuesit nga Egjipti, Katari dhe SHBA janë përpjekur për javë të tëra të ndërmjetësojnë një marrëveshje të re që do të siguronte një tjetër pauzë në luftime dhe lirimin e 133 pengjeve për të cilët Izraeli thotë se janë ende të mbajtur, të paktën 30 prej të cilëve supozohen të vdekur.

Në fillim të këtij muaji, Hamasi hodhi poshtë një propozim izraelit për një armëpushim gjashtë-javor dhe lirimin e 40 grave, fëmijëve dhe pengjeve të moshuara ose të sëmurë në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.