Vizita e fundit e Raisit, kë takoi Presidenti i Iranit në kufi

Disa orë para zhdukjes së helikopterit të tij në veri të Iranit, presidenti i konfirmuar tashmë i vdekur, Ebrahim Raisi, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Të dy liderët kishin udhëtuar së bashku në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor, ku inauguruan një digë në kufirin mes dy vendeve. Në një postim pas publikimit […]

Maj 20, 2024 - 09:25
 0
Vizita e fundit e Raisit, kë takoi Presidenti i Iranit në kufi

Disa orë para zhdukjes së helikopterit të tij në veri të Iranit, presidenti i konfirmuar tashmë i vdekur, Ebrahim Raisi, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Të dy liderët kishin udhëtuar së bashku në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor, ku inauguruan një digë në kufirin mes dy vendeve.

Në një postim pas publikimit të lajmit për rrëzimin e helikopterit që transportonte Raisin, Aliyev tha se ishte i trishtuar nga lajmi, pasi i kishte thënë një lamtumirë miqësore më herët gjatë takimit të tyre.

Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ibrahim Raishi, jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmi i rrëzimit në Iran të helikopterit që mbante delegacionin më të lartë. Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë për Presidentin Ibrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëroi. Si vend fqinj, mik dhe vëlla, Republika e Azerbajxhanit është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.