Vizita e Kurtit në RMV, Qeveria kallëzon penalisht kryebashkiakët e Tetovës dhe Çairit

Debatet mbi shfaqjet nacionaliste gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në Maqedoninë e veriut më 11 gusht, shkojnë në gjykatë. Ministria e Punëve të Brendshme bëri kallëzim penal kundër kryetarëve të Tetovës dhe Çairit, për siç tha, shkelje të ligjit për përdorim të simboleve shtetërore. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, […]

Gusht 16, 2023 - 10:51
 0
Vizita e Kurtit në RMV, Qeveria kallëzon penalisht kryebashkiakët e Tetovës dhe Çairit

Debatet mbi shfaqjet nacionaliste gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në Maqedoninë e veriut më 11 gusht, shkojnë në gjykatë. Ministria e Punëve të Brendshme bëri kallëzim penal kundër kryetarëve të Tetovës dhe Çairit, për siç tha, shkelje të ligjit për përdorim të simboleve shtetërore.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, janë marrë në pyetje të martën nga Policia maqedonase, e cila e ka bërë të ditur vendimin për kallëzimet penale.

“Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar më 11.08.2023, në rrugën ‘Ferid Murati’ në Shkup dhe në sheshin e qytetit në Tetovë, nuk është vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast nuk është kënduar himni shtetëror dhe nuk është vendosur flamuri shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, çka përbën shkelje të nenit 30 të të njëjtit ligj”, thuhe tnë deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Në deklaratë thuhet më tej se “Policia do t’i vazhdojë kërkimet për personin që në një nga manifestimet valëviti flamurin e të ashtuquajturës ‘Shqipëria e Madhe’”.

Marrja në pyetje është konfirmuar edhe nga kryetarët e dy komunave, të cilët veprimin e autoriteteve e kanë quajtur “komunist” me qëllim “frikësimi”.

“Komunizmi këtu nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin. Përpjekjet për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile me kokën lartë po vazhdojmë. Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur”, tha Kasami.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi komunat e banuara me shumicë shqiptare, me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami. Ai mori pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi në Çair.

Përdorimi i simboleve shqiptare gjatë manifestimeve të organizuara, ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.