Vizita e Putin në Kinë, pritet të diskutojë çështje të rëndësishme me Xi Jinping

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Kinë, ku do të diskutojë disa çështje të rëndësishme strategjike me presidentin kinez Xi Jinping, tha ambasadori i Pekinit në Moskë. “Në samit, udhëheqësit tanë do të diskutojnë të gjitha çështjet aktuale dhe kyçe të bashkëpunimit dypalësh, si dhe ndërveprimin tonë strategjik në arenën ndërkombëtare. [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 14:10
 0
Vizita e Putin në Kinë, pritet të diskutojë çështje të rëndësishme me Xi Jinping

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Kinë, ku do të diskutojë disa çështje të rëndësishme strategjike me presidentin kinez Xi Jinping, tha ambasadori i Pekinit në Moskë.

“Në samit, udhëheqësit tanë do të diskutojnë të gjitha çështjet aktuale dhe kyçe të bashkëpunimit dypalësh, si dhe ndërveprimin tonë strategjik në arenën ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme,” tha Zhang Hanhui.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se datat për vizitën e Putinit në Kinë janë caktuar por nuk janë shpallur.

Më 20 shtator, gjatë një takimi me zyrtarët kinezë, Putin tha se  pranoi me kënaqësi ftesën e Xi për të vizituar Kinën në tetor për Forumin Brez dhe Rrugë.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.