Vjedhja e të drejtave të autorit, Balla: Godasim krimin ekonomik dhe atë kibernetik

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi organizimin e veprimtarive të paligjshme të palicensuara që vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë. Balla shkruan se shkelja e të drejtave të autorit dhe krimit ekonomik do të jenë në fokusin e policisë së Shtetit. “Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të […]

Janar 13, 2024 - 14:48
 0
Vjedhja e të drejtave të autorit, Balla: Godasim krimin ekonomik dhe atë kibernetik

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi organizimin e veprimtarive të paligjshme të palicensuara që vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë.

Balla shkruan se shkelja e të drejtave të autorit dhe krimit ekonomik do të jenë në fokusin e policisë së Shtetit.

Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin”, shkruan Balla.

Sipas tij, procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon koordinim midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera për të përballuar luftën ndaj krimit ekonomik, evazionit dhe krimeve kibernetike.

Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre”, shkruan më tej Balla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.