Vjedhje e kokainës në laboratorin e Policisë Shkencore? Balla: Nuk është e vërtetë, bëmë verifikimet

Një muaj më parë, në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, gazetarët Eni Ferhati dhe Klodiana Lala ngritën dyshime, bazuar në informacionet e tyre konfidenciale, se në laboratorin e Policisë Shkencore ishte tentuar të vidhej një sasi kokaine nga grupet kriminale dhe të zëvendësohej me miell. Por ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i ftuar […]

Nëntor 24, 2023 - 10:05
 0
Vjedhje e kokainës në laboratorin e Policisë Shkencore? Balla: Nuk është e vërtetë, bëmë verifikimet

Një muaj më parë, në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, gazetarët Eni Ferhati dhe Klodiana Lala ngritën dyshime, bazuar në informacionet e tyre konfidenciale, se në laboratorin e Policisë Shkencore ishte tentuar të vidhej një sasi kokaine nga grupet kriminale dhe të zëvendësohej me miell.

Por ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se kishte urdhër të bëheshin verifikime për këtë ngjarje dhe nuk ka rezultuar e vërtetë.

“Unë e kam ndjekur debatin në studion tuaj për këtë çështje dhe pas atij i kam kërkuar drejorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të verifikojë, janë bërë të gjitha verifikimet dhe ky lajm nuk është i vërtetë.

Nga infomacioni që kam marrë, të gjitha sasitë e drogës të kapur nga policia shqiptare mbahen në një vend të sigurt me kushte të sigurta por po ashtu e pranoj shqetësimin që ngre KE jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por në momentin në fjalë nuk kemi asnjë shqetësim.

Këta elementë kriminalë me njëri-tjetrin bëjnë shumë plane, por këtij objektivi nuk ja kanë arritur”, u shpreh ministri Balla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.