Vjedhje në biznese dhe në një banesë, arrestohen tre të rinjtë në Fier

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar të 3 vjedhjeve dhe të 1 tentative për vjedhje gjatë Tetorit në biznese dhe në një banesë. Konkretisht, janë vënë në pranga: -20-vjeçari me iniciale M. K., banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe […]

Nëntor 1, 2023 - 13:50
 0
Vjedhje në biznese dhe në një banesë, arrestohen tre të rinjtë në Fier

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar të 3 vjedhjeve dhe të 1 tentative për vjedhje gjatë Tetorit në biznese dhe në një banesë.

Konkretisht, janë vënë në pranga:

-20-vjeçari me iniciale M. K., banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;

-19-vjeçari me iniciale G. V., banues në Vlorë;

-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.