Vjehrra e Rishi Sunak bëhet anëtare e Parlamentit Indian

Vjehrra e kryeministrit britanik Rishi Sunak  sot u bë anëtare e Parlamentit Indian në shenjë mirënjohjeje për punën e saj në krahun filantropik të gjigantit

Mars 8, 2024 - 16:55
 0
Vjehrra e Rishi Sunak bëhet anëtare e Parlamentit Indian

Vjehrra e kryeministrit britanik Rishi Sunak  sot u bë anëtare e Parlamentit Indian në shenjë mirënjohjeje për punën e saj në krahun filantropik të gjigantit global të teknologjisë Infosys , të cilin bashkëshorti i saj e themeloi.

Sudha Murthy, 73, ish-kryetare e Fondacionit Infosys, u emërua në dhomën e sipërme, 12 anëtarët e të cilit emërohen nga kreu i shtetit për mandate gjashtëvjeçare dhe pjesa tjetër, pothuajse të gjithë, zgjidhen. Në përgjithësi, bëhet fjalë për persona me impakt të fortë në jetën publike, të cilët nderohen në këtë mënyrë.

Fondacioni i të cilit ajo ishte presidente është veçanërisht i njohur për krijimin e bibliotekave në zonat rurale.

Aksatha , vajza që kishte me bashkëshortin e saj Narayana Murthy, u martua në vitin 2009 me Rishi Sunak, i cili në vitin 2022 u bë kryeministri i parë britanik me origjinë nga Azia Jugore./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.