Vlahovic i pampërmbajtshëm, Juventus mposht Lazion

Juventus ka arritur të marrë një fitore të madhe në shtëpi sot ndaj Lazios me rezultatin 3-1. Vlahovic ishte i pari që shënoi në minutën e 10’ të lojës pas asistimit nga Locatelli. Ende pa u mbyllur pjesa e parë, në të 26’, Chiesa shënon golin e dytë për Juventus pas asistimit të Rabiot. Pjesa […]

Shtator 16, 2023 - 17:42
 0
Vlahovic i pampërmbajtshëm, Juventus mposht Lazion

Juventus ka arritur të marrë një fitore të madhe në shtëpi sot ndaj Lazios me rezultatin 3-1.

Vlahovic ishte i pari që shënoi në minutën e 10’ të lojës pas asistimit nga Locatelli. Ende pa u mbyllur pjesa e parë, në të 26’, Chiesa shënon golin e dytë për Juventus pas asistimit të Rabiot. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe Juventus shkon në dhomat e zhveshjes me qetësinë maksimale.

Pjesa e dytë ishte përsëri “bardhezi”. Lazio shpresoi te një barazim minimalisht, pasi në minutën e 64’ Luis Alberto shënoi një gol shumë të bukur. Por festa e kryeqytetasve nuk zgjati shumë, pasi Dusan Vlahovic ndëshkoi përsëri të kaltërit me një gol fantastik, duke thelluar rezultatin 3-1 dhe duke i dhënë tre pikët Juventusit.

Me këtë rezultat, aktualisht “Zonja e Vjetër” është ngjittur në vendin e parë me 10 pikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.