Vllaznia “dehet” nga serenata korçare, Tirana jashtë “Final 4″
Nuk ka surpriza në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Skënderbeu bëri detyrën në Shkodër ndaj një Vllaznie që aktivizoi të rinjtë dhe mbylli sezonin e rregullt në “Final 4”, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion. Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro […]
Nuk ka surpriza në javën e fundit të Kategorisë Superiore. Skënderbeu bëri detyrën në Shkodër ndaj një Vllaznie që aktivizoi të rinjtë dhe mbylli sezonin e rregullt në “Final 4”, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve, Partizanit dhe Egnatias, teksa të katër skuadrat do të duelojnë për titullin kampion.
Korçarët triumfuan me rezultatin 1-5 në “Loro Boriçi”, aty ku Brdariç vendosi të paraqitet me futbollistët që kanë marrë më pak minuta dhe të rinj të akademisë, pasi humbja i siguronte Vllaznisë edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës, duke qenë se Skënderbeu vijon të jetë i pezulluar dhe nuk garon dot aty.
Nga ana tjetër Tirana triumfoi sërish në Rrogozhinë, këtë herë me shifrat 0-3, por ky rezultat nuk mjaftoi që të bëhen pjesë e Final 4 për titullin kampion, teksa bardheblutë mbyllin sezonin në vendin e pestë.
Ky pozicion i mban me shpresë për një vend në Europë, por edhe këtë herë fati i Tiranës varet nga Egnatia, që nëse fiton Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit të martën në mbrëmje, atëherë u jep edhe bardhebluve një biletë europiane.
Partizani triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Erzenit, duke blinduar vendin e dytë, me pikë të barabarta me Egnatian, por me një bilanc negativ në përballjet direkte.
Në sfidat e tjera, Teuta mposhti Dinamon 1-0 me një gol në shtesë, ndërsa Laçi mposhti Kukësin 2-0, me kurbinasit që do të duhet të sigurojnë mbijetesën nëpërmjet Play Out-it.
/a.r
What's Your Reaction?