Vodhën kondicionerë dhe më pas i shitën, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë, procedohet blerësi

Dy adoleshentë të moshës 16-vjeçare janë arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi kanë vjedhur dy kondicionerë.   Blutë bëjnë me dije se adoleshentët

Dhjetor 6, 2023 - 17:04
 0
Vodhën kondicionerë dhe më pas i shitën, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë, procedohet blerësi

Dy adoleshentë të moshës 16-vjeçare janë arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi kanë vjedhur dy kondicionerë.

 

Blutë bëjnë me dije se adoleshentët ia kanë shitur kondicionerët shtetasit me iniciale  S. M., 26 vjeç.

 

Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit T. Y., 16 vjeç dhe F. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 2 kondicionerë, në lagjen “Pavarësia”, të cilët më pas dyshohet se i ka blerë shtetasi S. M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Për shtetasin S. M. ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.”, njofton policia./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.