Vodhën pronarin e një tabakinoje nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Dy adoleshentë në Vlorë janë  vënë në pranga pasi i vodhën një sasi parash, nën kërcënimin e thikës, pronarit të një tabakinoje. Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçari që u sulmua në lagjen “Pavarësia”. Të arrestuarit janë I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në […]

Nëntor 8, 2023 - 10:37
 0
Vodhën pronarin e një tabakinoje nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Dy adoleshentë në Vlorë janë  vënë në pranga pasi i vodhën një sasi parash, nën kërcënimin e thikës, pronarit të një tabakinoje.

Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçari që u sulmua në lagjen “Pavarësia”.

Të arrestuarit janë I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.  Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 15-vjeçar që kishte pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kishte kallëzuar.

Adoleshentët e vënë në pranga dhe 15-vjeçari i shpallur në kërkim janë me precedent penal.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.