Vodhi miliona euro nga qytetarët koreanë/ Gjykata e Tiranës lë në burg gjermanin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin gjerman Stefan  Morgenstem i cili akuzohet nga Koreja e Jugut për mashtrim.   Përmës avokatit

Gusht 22, 2023 - 14:58
 0
Vodhi miliona euro nga qytetarët koreanë/ Gjykata e Tiranës lë në burg gjermanin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasin gjerman Stefan  Morgenstem i cili akuzohet nga Koreja e Jugut për mashtrim.

 

Përmës avokatit të tij, 61-vjeçari kërkoi masë më të butë. Gjithashtu pala mbrojtëse tha se mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut nuk ka marrëveshje ekstradimi.

 

Morgenstem u arrestua pak ditë më parë në Rinas teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij që udhëtonte nga Dubai.

 

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka ndërtuar një skemë mashtrimi, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

 

Sipas të dhënave ky grup ka mashtruar afro 2200 persona me një dëm prej 28 milionë eurosh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.