Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën nuk duhet të ndalet

Perëndimi nuk duhet të ndalojë së furnizuari Ukrainën me armë dhe as t’i japë fund mbështetjes financiare, nëse dëshiron që Kievi të jetë

Janar 16, 2024 - 17:26
 0
Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën nuk duhet të ndalet

Perëndimi nuk duhet të ndalojë së furnizuari Ukrainën me armë dhe as t’i japë fund mbështetjes financiare, nëse dëshiron që Kievi të jetë i suksesshëm në luftën kundër Rusisë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, se Ukraina mund të fitojë, por se Perëndimi duhet të vazhdojë të forcojë rezistencën e tyre.

Von der Leyen tha se ukrainasit kanë nevojë për fonde të parashikueshme dhe furnizim të vazhdueshëm me armë për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rimarrë territorin e saj.

“Ata kanë nevojë për aftësinë për të penguar sulmet e ardhshme nga Rusia. Dhe gjithashtu kanë nevojë për shpresë. Ata duhet të dinë se lufta e tyre do t’u sjellë atyre një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Von der Leyen. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.