Vota e Kukësit, Flutura Açka: “Shkelëm besën” e dhënë duke mos u futur në zgjedhje, refuzimi i Berishës shkak

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit u sfumuan këtë të diel, aq më shumë edhe rezultati që u shpall ditën e djeshme. Socialistët fituan, madje më thellë se me Safet Gjicin në 14 maj, protagonistin e videoskandalit që solli zgjedhjet e reja në këtë bashki në verilindje të vendit. Partia […]

Shtator 26, 2023 - 22:35
 0
Vota e Kukësit, Flutura Açka: “Shkelëm besën” e dhënë duke mos u futur në zgjedhje, refuzimi i Berishës shkak

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit u sfumuan këtë të diel, aq më shumë edhe rezultati që u shpall ditën e djeshme. Socialistët fituan, madje më thellë se me Safet Gjicin në 14 maj, protagonistin e videoskandalit që solli zgjedhjet e reja në këtë bashki në verilindje të vendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në zgjedhje, ndërsa i vetmi nga opozita ishte kandidati i Sali Berishën që u regjistrua serish me Partinë e Ilir Metës.

Mbi 4 mijë vota më shumë se Safet Gjici mori ish-prefekti Albert Halilaj. Por si lexohet kjo vote fitore pas çdo skandali të Socialistëve?

Për këtë çështje foli në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Flutura Açka, nënkryetare e PD-së, që njëherësh Lulzim Basha i ka deleguar edhe kreun e grupit, por zgjidhje nuk i ka dhënë ende Kuvendi.

Açka u shpreh se rezultati i Kukësit ka ardhur si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale.

“Keqardhje shumë e madhe rezultati në Kukës, edhe pse ishte një rezultat i pritshëm. Na mjafton 14 maji për të thënë se ne nuk mund të vazhdojmë me këtë lloj logjike. Nga ana e PD, ftesa ishte deri në minutën e fundit që të dilnim me një kandidat të përbashkët. Madje, ne shkelëm edhe “besën” që kishim dhënë për të mos u tërhequr nga asnjë lloj zgjedhje, në mënyrë që të mos cenonim kandidatin e vetëm të opozitës.

Refuzimi i vazhdueshëm i Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale dha atë rezultat që dha. Humbja është edhe më e thellë se 14 maji. Nuk e di çdo të ndodhë në kampin e Foltores, por unë ndjej një shqetësim shumë të madh nëse nuk do të dalin konkluzione nga kjo gjë. Ne jemi askund pasi kemi humbur në një bastion të djathtë”, tha Flutura Açka.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.