Vranë babain, zbulohet se çfarë i ‘tradhtoi’ 3 fëmijët e Pëllumb Metës në fshehjen e krimit të rëndë

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon tha se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë zbuluar fëmijët e Pëllumb Metës të cilët u lanë sot në burg për vrasjen e babait të tyre. Dema tha se nga pamjet e sigurisë në vendin e punës […]

Shkurt 26, 2024 - 22:30
 0
Vranë babain,  zbulohet se çfarë i ‘tradhtoi’ 3 fëmijët e Pëllumb Metës në fshehjen e krimit të rëndë

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon tha se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë zbuluar fëmijët e Pëllumb Metës të cilët u lanë sot në burg për vrasjen e babait të tyre.

Dema tha se nga pamjet e sigurisë në vendin e punës së Pëllumb Metës u zbulua se kishte qenë djali i tij, Hyseni ai i cili kishte çuar makinën e të atit në vendin e punës dhe më pas e kishte denoncuar si të zhdukur.

Ndërsa vajza e viktimës, Hygerta Meta pranoi krimin vetëm pasi u zbulua kufoma e të atit, që e kishin varrosur në kasollen e lopës në oborr.

“Ata deklaruan para hetuesve që ai ishte larguar në drejtim të punës para se të humbte gjurmët.  Kur hetuesit hapën kamerat rezultoi se ishte djali Hyseni që kishte cuar makinën e të atit në vendin e tij të punës.

Në momentet kur policia ka ndërhyrë ka qenë e bindur se kemi të bëjmë me fshehjje të trupit rreth e qar banesës. Fillimisht vajza e mohoi por vetëm pasi u gjet kufoma, ajo rrëfeu se ishte ajo autorja e krimit”- tha gazetari./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.