Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023. Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë […]

Prill 29, 2024 - 18:00
 0
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite  burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.