Vranë efektivin Bunjaku, momenti kur serbët arratisen dhe braktisin shokun e plagosur (VIDEO)

Një video e cila më parë nuk ishte publikuar dhe ka të bëjë me sulmin terrorist në Banjskë të veriut, po bën bujë në rrjetet sociale. Në to shihen pjesëtarët e grupit terrorist serb që po iknin nëpër një zonë malore, pas ndërhërjes së Policisë së Kosovës, raportojnë mediat kosovare. Pamjet që janë bërë virale, […]

Tetor 1, 2023 - 12:35
 0
Vranë efektivin Bunjaku, momenti kur serbët arratisen dhe braktisin shokun e plagosur (VIDEO)

Një video e cila më parë nuk ishte publikuar dhe ka të bëjë me sulmin terrorist në Banjskë të veriut, po bën bujë në rrjetet sociale.

Në to shihen pjesëtarët e grupit terrorist serb që po iknin nëpër një zonë malore, pas ndërhërjes së Policisë së Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre me gjasë të plagosur – duke e lënë të vetëm në pyll.

Është interesant se ata as edhe për një moment nuk tentojnë ta ndihmojnë shokun e tyre – duke dhënë gjithçka nga vetja që ta shpëtojnë veten ndërsa ai qëndron i shtrirë në pyll.

Kujtojmë që një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ndodhi një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.