Vranë tifozin e AEK, kush janë huliganët kroatë që nisën shkëndijën për ndarjen e ish-Jugosllavisë

“Bad Blue Boys” është grupimi i tifozëve kroatë që mori pjesën në përleshjet e dhunshme që u zhvilluan mbrëmjen e së hënës në Athinë, ku për pasojë u vra një 29 vjeçar grek si dhe u plagosën 8 të tjerë. Policia ka arrestuar mbi 100 persona për ngjarjen, teksa vijojnë hetimet për autorin e krimit. […]

Gusht 8, 2023 - 13:00
 0
Vranë tifozin e AEK, kush janë huliganët kroatë që nisën shkëndijën për ndarjen e ish-Jugosllavisë

“Bad Blue Boys” është grupimi i tifozëve kroatë që mori pjesën në përleshjet e dhunshme që u zhvilluan mbrëmjen e së hënës në Athinë, ku për pasojë u vra një 29 vjeçar grek si dhe u plagosën 8 të tjerë.

Policia ka arrestuar mbi 100 persona për ngjarjen, teksa vijojnë hetimet për autorin e krimit. Ndërkohë që ka dyshime se kroatët janë ndihmuar brenda territorit grek dhe nga tifozët vendas, kundërshtarë të AEK.

Ultrasit kroatë të Dinamos së Zagrebit janë një grupim i njohur tifozësh, të njohur për aktet e tyre të dhunshme të përsëritura në disa stadiume të ndryshme të Europës.

Ata njihen gjerësisht si ekstremistë të djathtë dhe mburren me këtë gjë. Madje njëherë kanë përshëndetur njëlloj si nazistët në mes të Milanos.

Mediat italiane raportuan në atë kohë disa incidente dhe përleshje të tjera mes tifozëve të dy skuadrave, nga të cilat një tifoz i Dinamos u ther me thikë para ndeshjes.

Këta tifozë gjithashtu mbahen mend për ngjarjet e përgjakshme në stadiumin “Maksimir”, në derbin e urrejtjes që i vuri flakën barutit të Ballkanit në pranverën e vitit 1990, pak para se ish-Jugosllavia të përfshihej në gjak.

Për shumë njerëz, lufta mes kroatëve dhe serbëve nisi zyrtarisht në stadiumin ku Dinamo e Zagrebit dhe Crvena Zvezda u përplasën në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe e bënë të qartë se dy popujt ishin një trup i huaj në Jugosllavi, i cili ngadalë por me siguri çoi në shpërbërje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.