“Vrapo! Hajde, mami ka vdekur”/ Fëmijët dëshmojnë si e gjetën të vrarë 35-vjeçaren shqiptare në mes të rrugës në Itali
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më.
Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes të rrugës dhe policia dyshon se vrasja është kryer nga ish-bashkëshorti i saj.
Klodiana la pas djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14 vjeçe. Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë. Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.
Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.
Autoritetet italiane aktualisht në kërkim kanë shpallur pikërisht bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.
Klodiana ishte me origjinë nga Fushë Kruja dhe jetonte prej rreth 17 vitesh në Itali.
“Ishte një vajzë shumë punëtore. Kishte disa vjet që ishte ndarë nga bashkëshorti, një person i dhunshëm. E dinim të gjithë. pati kurajo ta linte” tregon mikja e shqiptares Klodiana Vefës, 35 vjeçares e cila kishte kohë që jetonte në Castelfiorentino, provincë e Firenzes.
Klodiana Vefa ishte nënë e 2 fëmijëve, 14 dhe 17 vjeç. Vrasja u shënua pak metra larg shtëpisë ku banonte prej 20 vitesh me familjen e saj. Tashmë kanë nisur kërkimet për arrestimin e ish bashkëshortit, një murator që rezulton i zhdukur. Kërkimet shtrihen intensivisht në të gjithë zonën. Dyshohet se autori pasi kreu krimin, u largua me një golf gri të hapur duke marrë dhe amën me vete. Në vendngjarje u gjetën 2 plumba shkruan La Repubblica.
“Nëse një burrë pret që një grua të jetë engjëll në jetën e saj, më parë duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”. Ky është një status që Klodiana Vefa shkruante vetëm pak kohë më parë në një postim në rrjetet sociale.
Nëna e dy fëmijëve, e cila punonte në një piceri në zonën e Castelfiores, në Firenze ku dhe jetonte, ishte tejet aktive në rrjetet sociale. Në mesin e fotove të saj të pafundme, nuk mungojnë as ato me Alfredin, bashkëshortin 45-vjeçar me të cilin duket se donte të ndahej e që dyshohet si autor i vrasjes së saj.
Që nga momenti kur u përhap lajmi se 36-vjeçarja ishte qëlluar për vdekje pak metra larg shtëpisë, miqtë e saj nëpër rrjete sociale kanë vërshuar në komente. Dhimbja për humbjen e Klodianës është përzier me mërinë për njeriun që i mori asaj jetën.
What's Your Reaction?