Vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” pas hekurave, Taulant Balla: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit

Sot u përcoll për në banesën e fundit, efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u vra me armë zjarri rreth tre ditë

Maj 15, 2024 - 23:45
 0
Vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” pas hekurave, Taulant Balla: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit

Sot u përcoll për në banesën e fundit, efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia, i cili u vra me armë zjarri rreth tre ditë më parë nga Azgan alias Asllam Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook thotë se pret që drejtësia të bëjë detyrën e vetë pas arrestimit të autorit.

Balla nënvizon se kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.

“U prehsh në paqe Novruz i dashur! Bashkë me familjen tënde, kolegët e tu të Policisë së Shtetit dhe mbarë shoqërinë tani presim nga drejtësia të bëjë detyrën. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit”, shkruan ministri Balla në postimin në profilin e tij në Facebook.

28-vjeçari Cenalia mbeti i vrarë 3 ditë më parë pas një konflikti me Azgan Mernicën. Ky i fundit qëlloi me armë efektivin pas sherrit për kalimin e rrugës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.