Vrasësit i hyjnë në shtëpi, 51-vjeçari tenton t’ia mbathë, por bie nga ballkoni dhe vdes

Një 51-vjeçar në Napoli, ka ndërruar jetë gjatë tentativës për t’i shpëtuar vrasësve që i hynë në shtëpi për ta ekzekutuar. Raffaele Cinque u rrëzua nga ballkoni i banesë së tij në lagjen Secondigliano, teksa tentoi tu ikë atentatorëve që hynë brenda për ta vrarë. Për autoritetet ende nuk e kanë sqaruar nëse vdekja është […]

Janar 21, 2024 - 18:43
 0
Vrasësit i hyjnë në shtëpi, 51-vjeçari tenton t’ia mbathë, por bie nga ballkoni dhe vdes

Një 51-vjeçar në Napoli, ka ndërruar jetë gjatë tentativës për t’i shpëtuar vrasësve që i hynë në shtëpi për ta ekzekutuar.

Raffaele Cinque u rrëzua nga ballkoni i banesë së tij në lagjen Secondigliano, teksa tentoi tu ikë atentatorëve që hynë brenda për ta vrarë.

Për autoritetet ende nuk e kanë sqaruar nëse vdekja është shkaktuar nga disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të tij, por mediat italiane raportojnë se ai ka rënë nga ballkoni.

Viktima, i dënuar më parë për disa krime, është sulmuar brenda shtëpisë nga një ose më shumë vrasës të armatosur të cilët qëlluan në drejtim të tij teksa ai tentonte arratisjen.

Trupi i Raffaele Cinque u gjet në rrugë në Via dello Sciroço në Secondigliano, teksa 51-vjeçari është hedhur nga kati i dytë i pallatit, për t’i shpëtuar plumbave. Policia ndërkohë ka hapur një hetim për vrasje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.