Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, arrestohen dy të mitur

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ka ndaluar dy të mitur, të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu. Ngjarja ka ndodhur më

Janar 21, 2024 - 09:26
 0
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, arrestohen dy të mitur

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ka ndaluar dy të mitur, të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2024 në Podujevë, pas një përleshje fizike, dy të dyshuarit e mitur e kanë goditur me një shkop 18-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e tyre është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Po më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” dhe rasti po hetohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe ata aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.