Vrasja e 30-vjeçares nga burri, flet babi i Liridonës: Vajzën ma ka vrarë për t’i marrë pensionin nga sigurimi që kishte
Detaje të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja Liridona Murselit (Ademaj), 30-vjecares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë. Babai i saj në një intervistë për News24 ka treguar sipas tij motivet që çuan dhëndrin e tij, Naim Murseli për të kryer krimin e rendë ndaj bashkëshortes. Ai ka treguar se vajza e […]
Detaje të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja Liridona Murselit (Ademaj), 30-vjecares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë.
Babai i saj në një intervistë për News24 ka treguar sipas tij motivet që çuan dhëndrin e tij, Naim Murseli për të kryer krimin e rendë ndaj bashkëshortes.
Ai ka treguar se vajza e tij ka pasur sigurim të madh jete, e sipas tij kjo ka shtyrë Naimin për të vrarë Liridonën, në mënyrë që ti merrte pensionin që përfitonte familja pas ndarjes së saj nga jeta.
Babai i Liridonës: Ne dyshojmë se ky ka pasur jetë luksi shumë të madhe, dhe për atë që ta vras unë dhe t’ja marr pensionin e këto që i takojnë. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur konflikte mes tyre. E kemi pritur si më mirë. Me ja bërë këtë faljes së vet, me i lënë fëmijët në rrugë është gjynah. Fëmijët janë në shtëpinë e Liridonës, janë prindërit e tij atje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor), ku 30-vjeçarja Liridona Murseli u vra me armë zjarri teksa po kthehej në banesë brenda automjetit ku udhëtonte së bashku me bashkëshortin, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.
Ngjarja ndodhi fare pranë banesës së çiftit në rrugën “Dalip Alshiqi” në një rrugicë pa drita dhe pa kamera sigurie. Vrasja e 30-vjeçares u krye pasi Naum Murseli mori fëmijët e mitur nga automjeti dhe u largua.
Naum Murseli, i cili akuzohet se porositi ekzekutimin e saj, dyshohet se ideoi një skenar të denjë për filma për të eleminuar nënën e djemve të tij dhe për të dalë i “larë” nga ky krim i rëndë, por plani i tij gjati vetëm dy ditë, pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Museli.
Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, ai deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.
Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.
Zbulimi i krimit
Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës. Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.
Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.
Arrestimet u bënë pas një operacioni policor në dy vendndodhje të ndryshme në Gjakovë.
Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.
What's Your Reaction?