Vrasja e 43-vjeçares në Greqi 9 vite më parë/ Shqiptari i dënuar me burg përjetë, i pafajshëm. Autor një shtetas pakistanez

Fakte të reja kanë hedhur dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në 2014 në Greqi, ku mbeti e vrarë 43-vjeçarja, ngjarje për të cilën u akuzua shqiptari Jani Zoto dhe u dënua me burg përjetë. Mediat greke kanë nxjerrë të dhëna të reja, ndërsa raportohet se autori i këtij krimi është arrestuar dhe bëhet fjalë [...]Read More...

Nëntor 1, 2023 - 10:35
 0
Vrasja e 43-vjeçares në Greqi 9 vite më parë/ Shqiptari i dënuar me burg përjetë, i pafajshëm. Autor një shtetas pakistanez

Fakte të reja kanë hedhur dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në 2014 në Greqi, ku mbeti e vrarë 43-vjeçarja, ngjarje për të cilën u akuzua shqiptari Jani Zoto dhe u dënua me burg përjetë.

Mediat greke kanë nxjerrë të dhëna të reja, ndërsa raportohet se autori i këtij krimi është arrestuar dhe bëhet fjalë për një shtetas pakistanez.

Para 9 vitesh kur edhe ndodhur krimi, Jani Zoto u arrestua në banesën e tij për vrasje me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve.

Në atë kohë Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm edhe pse kundërshtoi të kishte kryer krimin.

Autori është arrestuar në Gjermani, pas një grabitje që kishte kryer dhe gjatë hetimeve rezultoi se pakistanezi ishte autor i vrasjes së 43-vjeçares. Ai u identifikua nga shenjat e gishtave raportojnë mediat greke, ndërsa e ka pranuar vrasjen. Shqiptari është lënë i lirë, por i është ndaluar dalja jashtë vendit dhe duhet të paraqitet një herë në muaj në komisariat./abcnews.al/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.