Vrasja e Arben Lleshit në qeli, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit dalin sot para gjykatës

Sot në Gjykatën e Elbasanit do të zhvillohet seanca për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, pas vrasjes në qeli

Dhjetor 19, 2023 - 10:41
 0
Vrasja e Arben Lleshit në qeli, Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarë të burgut të Peqinit dalin sot para gjykatës

Sot në Gjykatën e Elbasanit do të zhvillohet seanca për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor.

Ndonëse njoftimi i masave ishte planifikuar për ditën e hënë, të akuzuarit do të dalin para gjykatës të këtë  të martë në orën 10.00. Prokurori i çështjes Xhelian Seferi, dorëzoi të dielën kërkesat për caktimin e masave arrest me burg të cilat do të shqyrtohen nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. I dënuari Sokol Mjacaj dyshohet se e vrau me porosi Arben Lleshin për hakmarrje dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

TË AKUZUARIT

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në 2015

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.