Vrasja e Aureljo Devishit, lihen në burg 4 adoleshentët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër adoleshentët, të cilët akuzohen se morën pjesë ne vrasjen e

Prill 4, 2024 - 16:10
 0
Vrasja e Aureljo Devishit, lihen në burg 4 adoleshentët

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër adoleshentët, të cilët akuzohen se morën pjesë ne vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi. Katër të rinjtë akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim

Aureljo Dervishi u vra me thikë pas një sherri me katër të rinjtë.  Frensis Shehu, 20 vjeç, dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeçar u arrestuan disa ditë më parë në Farkë.

Rezulton se njëri prej 3 të miturve është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi. Policia sqaroi më herët  dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë shkak i konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.