Vrasja e babait nga fëmijët, sociologu i njohur: Familjet shqiptare kanë dalë nga “binarët”

Sociologu Gëzim Tushe është shprehur se për fat të keq familja shqiptare ditët e sotme ka dalë nga binarët. Komentet Tushe i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kriminaliteti në familjet shqiptare po zgjerohet dhe kjo sipas tij vjen edhe për shkak të kornizës kulturore. Lidhur me rastin e vrasjes së […]

Shkurt 27, 2024 - 22:15
 0
Vrasja e babait nga fëmijët, sociologu i njohur: Familjet shqiptare kanë dalë nga “binarët”

Sociologu Gëzim Tushe është shprehur se për fat të keq familja shqiptare ditët e sotme ka dalë nga binarët.

Komentet Tushe i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kriminaliteti në familjet shqiptare po zgjerohet dhe kjo sipas tij vjen edhe për shkak të kornizës kulturore.

Lidhur me rastin e vrasjes së 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës nga familjarët e tij, Tushe tha se ky rast është pak i komplikuar dhe duhet pritur përfundimi i hetimeve.

“Në shoqërinë shqiptare, sot për fat të keq, për turp të shoqërisë sonë, familja shqiptare ka dalë nga binarët. Është bërë problematike. Nuk them se në familjen perëndimore nuk ka konflikte dhe krime. Rasti i dhunës në këtë familje është vërtet i komplikuar.

Do pak kujdes në pjesën e kësaj dialektikës së krimit, sepse nuk është e qartë, është pjesë e hetimit. Ky rast është vazhdim i rasteve të tjera.

Arsyet pse po zgjerohet kriminaliteti në familjen shqiptare, ka të bëjë me kornizën kulturore. Unë mendoj se duhet të kemi një reagim të prerë dhe mediatik. Edhe nëse babai ka qenë i ashpër apo i dhunshëm, krimi nuk duhet të kishte ndodhur”, tha Tushe.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.