Vrasja e Bajram Lulit në Angli, policia arreston autorin

Policia britanike ka arrestuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Bajram Luli, i cili u sulmua pë vdekje me thikë më 14 mars

Mars 22, 2024 - 14:05
 0
Vrasja e Bajram Lulit në Angli, policia arreston autorin
Bajram Luli, 27 vjeç, u vra në Greenford

Policia britanike ka arrestuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar, Bajram Luli, i cili u sulmua pë vdekje me thikë më 14 mars të këtij viti.

Autori i vrasjes së 27-vjeçarit është bashkatdhetari i tij, Sabin Manda 31 vjeç, i cili ra në prangat e policisë një ditë më parë.
Bajram Luli u godit me thikë në Sudbury Heights Avenue, Greenford rreth orës 17:30 të 14 marsit.

Policia metropolitane e gjeti të plagosur brenda një makine Kia të bardhë. Mësohet se Luli ishte transferuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.