Vrasja e Behar Sofisë/ GJKKO jep vendimin për 5 të akuzuarit, 127 vite burg në total

GJKKO ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Ernejt Shyti i penduari i drejtësisë, është dënuar me 7 vite burg. Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha nga 30 vite. Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi 2 javë pas atentatit ku u […]

Janar 24, 2024 - 16:16
 0
Vrasja e Behar Sofisë/ GJKKO jep vendimin për 5 të akuzuarit, 127 vite burg në total

GJKKO ka dënuar me 127 vite burg në total 5 nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Ernejt Shyti i penduari i drejtësisë, është dënuar me 7 vite burg. Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha nga 30 vite.

Ekzekutori, Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi 2 javë pas atentatit ku u vra Behar Sofia. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Ndërsa personi që dyshohet se dha urdhrin për ekzekutimin e Behar Sofisë, Jemin Shera, është ende në kërkim.

Gjykata e Posaçme ka filluar gjykimin në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë. Pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia Shera nuk është gjetur, ndërsa në banesën e tij në Zall-Herr nuk ka pasur asnjë person. Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij. Në këto kushte Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë të parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofisë. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.