Vrasja e biznesmenit Nikulaj, nën masa të rrepta sigurie, merret në pyetje Ruben Saraiva
Ruben Saraiva, i dyshuari kryesor si ekzeutor i biznesmenit, Ardian Nikulaj është marrë në pyetje këtë të mërkurë në Komisariatin e Lezhës. Nën
Ruben Saraiva, i dyshuari kryesor si ekzeutor i biznesmenit, Ardian Nikulaj është marrë në pyetje këtë të mërkurë në Komisariatin e Lezhës. Nën masa të rrepta sigurie, ai ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. .Hetues të krimeve të rënda po analizojnë çdo të dhënë të deklaruar dhe dyshimet mbi to dhënë nga Saraiva.
Ky i fundit u la në burg pak ditë më parë nga Gjykata e Lezhës, përballë së cilës mohoi çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
Ardian Nikulaj u ekzekutua në mënyrë mafioze në ambientet e lokalit të tij, teksa ishin hetimet dhe kamerat e sigurisë që nxorën në ‘skenë’ Ruben Saraivan.
Edmond Haxhia dyshohet se është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ai është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?