Vrasja e “Dodës” në Elbasan, SPAK kërkon ekstradimin nga Anglia të Donald Hoxhës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë në Shqipëri Donald Hoxhën. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci. Donald Hoxha dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit në Elbasan. Arrestimi i tij u bë i mundur më 17 Janar të […]

Janar 31, 2024 - 13:10
 0
Vrasja e “Dodës” në Elbasan, SPAK kërkon ekstradimin nga Anglia të Donald Hoxhës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë në Shqipëri Donald Hoxhën. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Klan News Glidona Daci.

Donald Hoxha dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit në Elbasan. Arrestimi i tij u bë i mundur më 17 Janar të këtij viti në Angli. Në kohën kur ka ndodhur vrasja Hoxha ishte vetëm 18 vjeç, ndërkohë që për vrasjen e Rexhepit janë dënuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj. Në gjykim për të njëjtën çështje është edhe Florind Shabani.

Kujtojmë se Roland Rexhepi, ish-oficer policie, u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit më 22 Korrik 2009. I ndjeri njihej me pseudonimin “Doda” në këtë qytet.

Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit për Donald Hoxhën, 34 vjeç.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.