Vrasja e e Gentjan Bejtjas, policia kontrolle gjatë natës, shoqërohen disa persona

Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në gjithë zonën e Niklës dhe Larushkut, me qëllim kapjen e autorëve të

Mars 16, 2024 - 13:05
 0
Vrasja e e Gentjan Bejtjas, policia kontrolle gjatë natës, shoqërohen disa persona

Policia ka vijuar kontrollet gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në gjithë zonën e Niklës dhe Larushkut, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me armë zjarri ditën e djeshme në oborrin e banesës së tij.

Autorët dyshohet se ishin 4, njëri prej tyre priste në makinë , teksa tre të tjerët u futën në oborrin e banesës së Bejtjas dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Bejtja i kishte shpëtuar një atentati në korrik të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët, 13 dhe 8 vjeç. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.