Vrasja e efektivit 28-vjeçar, reagon Rrumbullaku: Zotohem se do të bëjmë gjithçka për të vendosur para ligjit autorin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit ditën

Maj 13, 2024 - 18:45
 0
Vrasja e efektivit 28-vjeçar, reagon Rrumbullaku: Zotohem se do të bëjmë gjithçka për të vendosur para ligjit autorin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit ditën e sotme, ku u vra me armë zjarri një efektiv policie.

Përmes një komunikate për mediat Rrumbullaku i shpreh ngushëllimet familjes Cenalia, për humbjen e jetës së djalit të tyre 28-vjeçar Nevruz Cenalia, i cili u vra nga Azgan Mernica.

Në fjalën e tij Rrumbullaku zotohet se autori i këtij krimi do të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mesazhi i Rrumbullakut:

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit.

Për të gjithe ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë.

Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit ishte e shenjtë. Kushdo që guxon të cënojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.