Vrasja e efektivit të policisë në Fier, kolegët të tronditur, RENEA rrethon zonën (VIDEO)

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në Baltëz të Fierit ku efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri ka tronditur edhe kolegët e tij. Siç duket nga këto pamjet, një prej tyre shikohet të vendosë duart në kokë e të ulet në gjunjë kur shkon drejt vendit ku ka […]

Maj 13, 2024 - 14:35
 0
Vrasja e efektivit të policisë në Fier, kolegët të tronditur, RENEA rrethon zonën (VIDEO)

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në Baltëz të Fierit ku efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri ka tronditur edhe kolegët e tij.

Siç duket nga këto pamjet, një prej tyre shikohet të vendosë duart në kokë e të ulet në gjunjë kur shkon drejt vendit ku ka ndodhur krimi.

Cenalia, efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja”, ishte duke shkuar për të marrë shërbimin kur u qëllua me armë zjarri.

Ai mbante në ato momente veshur uniformën e policisë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Asllan Mërnica i cili është shpallur në kërkim.

Burime thonë se viktima e autori janë nga Kukësi dhe ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.